Shenjtorët e javës 15 - 22 mars
R.SH. - Vatikan
E diel 15 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 4-të të kohës së kreshmëve, e gjithnjë më 15 mars, kalendari kishtar kujton shën Zakarinë papë; shën Luizën de Marijak, bashkëthemeluese e Bijave të dashurisë dhe shën Klementin Hofbauer, meshtar e rregulltar redentorist.
Të hënën më 16 mars, kalendari kishtar kujton shën Hilarin e shën Tacianin, martirë të Akuilesë.
Të martën më 17 mars, kalendari kishtar kujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër.
Të mërkurën më 18 mars, kalendari kishtar kujton shën Çirilin, ipeshkëv të Jerusalemit e doktor të Kishës dhe shën Anselmin, ipeshkëv të Lukës.
Të enjten më 19 mars, kalendari kishtar kremton festën e Shën Jozefit, fatin e Zojës së Bekuar, Pajtorin e Kishës katolike universale. Festa e Shën Jozefit na bind se mënyra si veproi Zoti me shën Jozefin, është po ajo që përdor edhe sot me çdonjërin prej nesh. Hyji i gjen gjithnjë njerëzit të përshtatshëm, për realizimin e planeve të tij hyjnore.
Të premten më 20 mars, kalendari kishtar kujton shën Gjon Nepomuçenin e shën Klaudien.
Të shtunën më 21 mars, kalendari kishtar kujton shën Nikollën nga Flye, Pajtor i Zvicrës.
Të dielën e ardhshme më 22 mars, Kisha katolike do të kremtojë dielën e 5-të e të fundit të kohës së Kreshmëve. Gjithnjë më 22 mars, kalendari kishtar kujton shën Lean, vejushë romake dhe shën Palin, ipeshkëv i Narbonës.