2019.10.30 Tutti Santi - ognissanti

Shenjtorët e javës 1 – 8 mars

E diel 1 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 2-të të kohës liturgjike të Kreshmëve,ciklit të parë ‘A’ e gjithnjë më 1 mars, kalendari kishtar përkujton shën Feliksin III, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé.

R.SH. - Vatikan

E diel 1 mars, Kisha katolike kremton të dielën e 2-të të kohës liturgjike të Kreshmëve,ciklit të parë ‘A’ e gjithnjë  më 1 mars,  kalendari kishtar përkujton shën Feliksin III, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé.

Të hёnёn me 2 mars, kalendari kishtar përkujton shën Troadin, shën Angjelen e Kryqit, virgjër.

Të martёn me 3 mars, kalendarit kishtar përkujton shën Kunegonden, bashkëshorte e Enrikut II perandor.

Të mёrkurёn më 4 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kazimirin, pajtor i Lituanisë dhe shën Gjonin Farina. 

Të enjten më 5 mars, kalendari kishtar përkujton shën Luçon I, Papë, shën Adrianin e Çezaresë, martir dhe shën Gjon Jozefin e kryqit, meshtar françeskan.  

Tё premten më 6 mars, kalendari kishtar përkujton shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane dhe shën Koletën Bojle, themeluese e Klariseve të varfra. 

Të shtunёn mё 7 mars, kalendari kishtar pёrkujton shenjtoret Perpetua e Feliçita, martire dhe shën Terezën Margerita Redi, karmelitane. 

Të dielёn e ardhshme më 8 mars, Kisha katolike do tё kremtojё të dielën e 3-të të Kreshmëve, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjё mё 8 mars kalendari kishtar përkujton festën e shën Gjonit të Zotit, themelues i Kongregatës Fatebenefratelli, pajtor i të sëmurëve e i punonjësve të spitaleve.  

 

01 mars 2026, 09:56