Kërko

hë Simpliçi Papë, Bazilika e Shën Palit Jashtë Mureve hë Simpliçi Papë, Bazilika e Shën Palit Jashtë Mureve

Më 10 mars kalendari kujton shën Simpliçin, Papë

Shën Simpliçi e udhëhoqi Kishën Universale në vitet e vështira e të errëta, kur Perandoria Romake e Perëndimit shembej nën peshën e padurueshme të dyndjeve barbare e të kolerës. Kjo ngjarje pati pasoja të rënda si për jetën civile, ashtu edhe për atë Kishtare. Si Kryebari i Kishës Universale, Simpliçi Papë luftoi kundër herezisë ariane dhe monofizizmit, që mohonte natyrën hyjnore të Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Më 10 mars kalendari kishtar përkujton Shën Simpliçin Papë, që e drejtoi Kishën katolike nga 3 marsi i vitit 468 deri me 10 mars 483, mes Ungjillit dhe historisë: një “ndërthurje” shprese.

Ungjilli dhe historia, feja dhe politika janë dimensione që ndërthuren dhe përzihen me njëra-tjetrën: detyra e të krishterëve është të bëjnë që nga kjo ndërthurje të lindë një rrugë e përbërë nga drejtësia dhe solidariteti. Ky është mesazhi i fortë që na vjen edhe sot nga jeta e Shën Simplicit, Papë nga viti 468 deri në vitin 483, në vitet kur ra Perandoria Romake e Perëndimit, me rrëzimin në vitin 476 të perandorit të fundit Romulus Augustulus nga Odoakri, përfaqësues i herezisë ariane..

I lindur në Tivoli, ky dëshmitar i lashtë i fesë ishte Papë nga viti 468 deri në vitin 483, në vitet kur ra Perandoria Romake e Perëndimit, me rrëzimin në vitin 476 të perandorit të fundit Romulus Augustulus (in latino Flavius Romulus Augustus; 465 circa – dopo il 511?) nga ana e Odoakrit, përfaqësues i herezisë ariane. Në të njëjtën kohë, edhe Kisha e Lindjes po kalonte një periudhë të vështirë, për shkak të përhapjes së herezisë monofizite, sipas së cilës në Krishtin ekzistonte vetëm natyra hyjnore: Basilisku u mbështet pikërisht në këtë herezi për të nxitur një kryengritje kundër perandorit të Lindjes, Zenonit.

Papa Simpliçi mori një qëndrim të prerë kundër herezisë dhe nuk hezitoi madje të dënonte edhe përpjekjen për ndërmjetësim të vetë perandorit, duke qenë i vetëdijshëm se Ungjilli nuk është një mjet i politikës, por një dritë që ndriçon gjithçka dhe udhëheq të gjithë. Papa, për më tepër, tregoi kujdes të veçantë për jetën e Kishës së Romës, duke vendosur turne priftërinjsh në bazilikat kryesore të varrezave, duke restauruar dhe shuguruar kisha; i respektueshëm ndaj artit të vërtetë, ai shpëtoi nga shkatërrimi mozaikët paganë të Kishës së Shën Andreut.

10 mars 2026, 11:09