Më 2 mars kalendari kujton shën Kuintin Mrekullibërës
R.SH. / Vatikan
Më 2 mars kalendari kishtar përkujton shën Kuintin, mrekullibërë. Shën Kuinti kujtohet si martir për shkak të torturave të pësuara, edhe pse në të vërtetë nuk vdiq nga dhuna, por më vonë, rreth vitit 285.
I Lindur në Frigji, Shën Kuinti u shpërngul në Eolidë, ku iu kushtua ndihmës për të varfërit dhe të sëmurët. Në qytetin e Kimes (Kyme), në kohën e perandorit Aurelian (270-275), guvernatori Rufo tentoi ta kthente Kuintin në paganizëm, por më pas e la të lirë, sepse ai vetë u shërua falë lutjeve të këtij krishteri. Megjithatë, dyzet ditë më vonë, Kuinti u arrestua përsëri nga një magjistrat tjetër dhe u torturua, por u shërua mrekullisht nga plagët dhe për këtë arsye u lirua. Për 10 vite të tjera, Kuinti mundi të vazhdonte shërbesën e tij. Kuinti kujtohet si martir për shkak të torturave të pësuara, edhe pse në të vërtetë nuk vdiq nga dhuna, por më vonë, rreth vitit 285. Kuinti konsiderohet martir për mundimet e marra, edhe pse ashtu si Shën Gjon Ungjilltari, pasi i duroi ato, vdiq në paqe nga pleqëria.