Kërko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 15 - 22 shkurt

E diel 15 shkurt, Kisha katolike kremton romake të dielën e 6-të gjatё vitit liturgjik, ciklit tё parё ‘A’, e gjithnjë më 15 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Onezimin, nxënës i Shën Palit, dhe Shën Faustinin e shën Gjovitën, martirë.

R.SH. / Vatikan

E diel 15 shkurt, Kisha katolike kremton romake të dielën e 6-të gjatё vitit liturgjik, ciklit tё parё ‘A’, e gjithnjë më 15 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Onezimin, nxënës i Shën Palit, dhe Shën Faustinin e shën Gjovitën, martirë.

Të hënë 16 shkurt, kalendari kishtar përkujtonshën Gjulianën, virgjër e martire dhe shën Jozefin Allamano .

Të martën më 17 shkurt kalendari kishtar përkujton edhe Shtatë themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të Virgjërës Mari, ndërmjet të cilëve Aleks Konfalonieri. 

Të mërkurën më 18 shkurt,bie e Mërkura e Përhime. Me këtë ditë nis koha e fortë shpirtërore e Krezhmëve, kohë që na fton të bëjmë vepra bamirësie, të pendohemi, të kthehemi në rrugën e Zotin dhe të lutemi e agjërojmë. Posaçërisht duhet t’i lutemi me gjithë zemër Zotit për të na falur të gjitha lëshimet, gabimet, me vetëdijen se të gjithë jemi mëkatarë. Po kujtojmë se e Mërkura e Përhime është ditë urate, agjërimi e pendese.

Gjithnjë më 18 shkurt, kalendari kishtar përkujton të Lumin Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan.

Të enjten më 19 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Konrad Konfalonierin, oshënar françeskan.

Të premten me 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Leonit nga Katania, ipeshkëv dhe shën Gjaçinta Marto, laike.

Të shtunën më 21 shkurt, kalendari përkujton shën Pier Damianin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor të Kishës.

Të dielën e ardhshme më 22 shkurt, Kisha do të kremtojë të dielën e 1-tё të kohës liturgjike të Kreshmës, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë më 22 shkurt, kalendari përkujton shën Maksimianin e Ravenës e shën Margaritën e Kortonës.

15 shkurt 2026, 16:22