Shën Valentini, lidhja absolute e dashurisë që rrëmben gjithë jetën

Çfarë lidhje ka dashuria e të fejuarve dhe e të dashuruarve me dhurimin e vetes deri në flijimin e skajshëm të një martiri? Ndoshta rrënja qëndron te radikaliteti: kush gjen thesarin e zemrës së vet është i gatshëm të shkojë deri në fund, madje edhe të humbasë gjithçka, për të ruajtur atë vlerë që e konsideron thelbësore për jetën e tij

R.SH. / Vatikan

Shën Valentini, ipeshkvi që u dhuronte trëndafila të fejuarve

Sipas legjendës, ipeshkvi i Ternit, Shën Valentini, i prerë me shpatë nën perandorin Aureliano në Romë më 14 shkurt 273 p.K., ishte dashamirës i luleve dhe u dhuronte trëndafila çifteve të fejuara për t’u uruar një bashkim të lumtur. Sot ai festohet në mbarë botën si “Shenjti i dashurisë”. Në Vjenë, çifteve u shpërndahen “Letra dashurie nga Zoti”.

Pse Valentini, ipeshkëv dhe martir i Krishtit është Shenjti i të dashuruarve? Legjenda thotë se festa e tij, në mes të shkurtit, lidhej me festimet e lashta të grekëve, italikëve dhe romakëve, që zhvilloheshin më 15 shkurt në nder të zotit Pane, Fauno dhe Luperco. Këto festime ishin të lidhura me pastrimin e fushave dhe me rite pjellorie. Me kalimin e kohës, duke u bërë tepër të ashpra dhe të shfrenuara, ato u ndaluan nga Augusto dhe më pas u shfuqizuan nga Gelasio I Papë në vitin 494.

Kisha e “krishterizoi” atë rit pagan të pjellorisë duke e paraprirë në datën 14 shkurt dhe duke i atribuar martirit të Ternit aftësinë për të mbrojtur të fejuarit dhe të dashuruarit që synonin martesën dhe një bashkim të gëzuar me fëmijë. Nga kjo ngjarje lindën disa legjenda. Më interesantet janë ato që e paraqesin shenjtorin martir si dashamirës të trëndafilave, lule aromatike që ua dhuronte çifteve të fejuara për t’u uruar një bashkim të lumtur. Sot, në mbarë botën, festa e Shën Valentinit kremtohet kudo si “Shenjti i dashurisë”.

Sipas legjendës, ipeshkvi i Ternit, Itali, Shën Valentini, i prerë me shpatë nën perandorin Aureliano në Romë më 14 shkurt 273 p.K., ishte dashamirës i luleve dhe u dhuronte trëndafila çifteve të fejuara për t’u uruar një bashkim të lumtur.

Lidhja absolute e dashurisë që rrëmben gjithë jetën

Çfarë lidhje ka dashuria e të fejuarve dhe e të dashuruarve me dhurimin e vetes deri në flijimin e skajshëm të një martiri? Ndoshta rrënja qëndron te radikaliteti: kush gjen thesarin e zemrës së vet është i gatshëm të shkojë deri në fund, madje edhe të humbasë gjithçka, për të ruajtur atë vlerë që e konsideron thelbësore për jetën e tij. Ky horizont bashkon përvojën e çdo të dashuruari me atë të martirëve: qëndrueshmëria e dashurisë që i gjallëron mban tërë ekzistencën e tyre, aq sa pa atë lidhje jeta e tyre do të dukej si asgjë.

San Valentini, ipeshkëv dhe martir, në të vërtetë është pajtori qiellor i të dashuruarve dhe i të fejuarve ndoshta vetëm për shkak të një shkrimi të vonshëm të viteve 1300, që e tregonte 14 shkurtin si ditën kur zogjtë fillonin vallet e tyre të dashurisë. Por ata që duan, në këtë dëshmitar, gjejnë shembullin e një dhurimi të plotë të jetës që nuk pranon kompromise.

Ngjarja e Valentinit, këtij bariu të Ternit, vendoset ndërmjet shekullit III dhe IV: i arrestuar sepse kishte kthyer në fe të krishterë disa persona “të njohur” të Romës pagane, ai u torturua dhe u pre koka. Trupi u mor nga nxënësit e tij Prokuli, Efebi dhe Apoloni, të cilët për këtë arsye u martirizuan edhe ata.

14 shkurt 2026, 10:29