Kërko

2026.02.16 Santa Giuliana di Nicomedia

Më 16 shkurt kalendari kujton shën Julien e Nikomedisë, martire

Shën Julia (Xhuliana, Gjyla), sipas tekstit të Mundimeve, ishte e vetmja në familjen e saj që kishte marrë pagëzimin. Kur iu dha për nuse prefektit Evilas, ajo pranoi me dëshirë me kusht që ai të hiqte dorë nga idhujt paganë dhe të përqafonte krishterimin. Përballë këtij provokimi, ai e nxori atë në gjyq dhe, duke parë këmbënguljen e saj për të qëndruar një e krishterë besnike, ajo u ekzekutua me prerje koke. Vdiq rreth vitit 305, në kohën e Maksimianit.

R. SH. Vatikan

Më 16 shkurt kalendari kishtar kujton nderimin e  shën Julies së Nikomedisë, virgjër e martire. Julia lindi rreth vitit 285 në Nikomedi, një qytet i lashtë i Anatolisë (nga greqishtja Νικομήδεια, sot İzmiti modern në Turqi). Ishte e vetmja e krishterë në familje. I ati adhuronte me zell të madh hyjnitë pagane, ndërsa e ëma ndiqte të shoqin. Sapo i kishte mbushur 9 vjetët, familja e fejoi me prefektin e qytetit, një pagan me emrin Eleuzio.

Sipas marrëveshjes ndërmjet dy familjeve, martesa do të bëhej sapo Julia të mbushte 18 vjet. Por ku vasha e mbushi moshën e martesës, u tha prindërve se do ta pranonte burrin që kishin zgjedhur për të, vetëm në se ai do të pagëzohej. I tërbuar nga ky ndryshim i paparashikuar i planeve, Eleuzio e paditi të fejuarën si e krishterë praktikante. Julien e burgosën dhe e dënuam me vdekje.

Po ajo nuk hoqi dorë nga feja e saj. Iu pre koka në kohën e Masimianit. Ikonografia shpesh herë vendos pranë saj një djall, që e tundon. Por nuk mungojnë edhe ikonat, të cilat e paraqesin gjatë torturave që iu desh të pësonte sa qe gjallë për t’i qëndruar besnike Krishtit. Paraqitet kryesisht e varur për flokësh ose duke u djegur ndërmjet flakëve.

 

 

16 shkurt 2026, 12:47