Më 12 shkurt, kalendari përkujton Shenjtorët martirë të Abitenёs

Duke qenë të mbledhur, si zakonisht, edhe pse në kundërshtim me vendimin perandorak, për të kremtuar Meshën e së dielës, u arrestuan dhe u nxorën para prokonsullit Anulino. Nuk pranuan ta mohojnë fenë. Përkundrazi, pohuan një zëri se ishim mbledhur për të kremtuar Eukaristinë, nga e cila nuk mundnin e as nuk donin të hiqnin dorë. Atëherë 49 afrikanë, ndërmjet të cilëve,19 gra u martirizuan mёse 1700 vjet më parë.

R.SH. - Vatikan

Më 12 shkurt, kalendari përkujton Shenjtorët martirë të Abitenёs, Saturninin me shokët martirë, Shën Benediktin e Anianit dhe Shën Antonin, i quajtur “Cauleas”.  

Martirët e Abitinës: Eukaristia është zemra e gjallë e veprimit të të krishterëve

Jeta e krishterë e ka në Eukaristinë shprehjen e saj më të lartë dhe rrënjën e vet: për besimtarët, në sakramentin e korpit dhe të gjakut të Krishtit gjendet arsyeja e çdo zgjedhjeje dhe horizonti i fundmë i çdo misioni. Shenjtët Martirë të Abitinës, që kujtohen sot nga Martirologu Romak, përfaqësojnë një thirrje profetike për lidhjen e pashmangshme midis jetës së bashkësisë së krishterë dhe Sakramentit të bukës dhe të verës së shuguruar.

Nuk bëhet fjalë për të jetuar të strehuar në një përmasë shpirtërore, por për të ushqyer gjestet e përditshmërisë me forcën e Zotit, të dashurisë së tij të pamasë. Për këtë na flasin 49 martirët e kujtuar sot, burra dhe gra nga Abitina (ose Abitene), qytet i Afrikës Prokonzullore, që jetuan midis fundit të shekullit III dhe fillimit të shekullit IV.

Në ato vite, perandori Dioklecian kishte ndërmarrë një shtypje të ashpër kundër të krishterëve, duke detyruar klerin të dorëzonte librat e shenjtë dhe duke ndaluar mbledhjet. Por grupi i Abitinës, i udhëhequr nga meshtari Saturnini, e kishte sfiduar ndalimin, duke u mbledhur fshehurazi për Eukaristinë. Pasi u zbuluan, ata u arrestuan dhe u dërguan në Kartagjenë te prokonzulli Anulin, përpara të cilit të gjithë deklaruan se nuk mund të hiqnin dorë nga kremtimi i Eukaristië, kremtimi i së dielës. Për këtë arsye, ata u burgosën dhe më pas u martirizuan.

Kisha i paraqet Martirët e Abitenës si shembull për gjithë të krishterët, në mёnyrё tejet tё veçantë lidhur me vleraёn e pallogaritshme tё Eukaristisë, duke nënvizuar se ‘pa Eukaristinë nuk do të kishte më Kishë’. Është Eukaristia ajo, që e bën bashkësinë njerëzore, mister bashkimi, të aftë për t’ia çuar Zotin botës e botën Zoti. Të krishterët e parë, në Jeruzalem, ishin shenjë e dukshme e këtij stili të ri të jetës. Jetonin në vëllazëri e i përdornin bashkërisht pasuritë e tyre, në mënyrë që asnjë të mos ishte nevojtar. E ky stil jete e ka burimin e vet pikërisht tek Eukaristia. Prej këndej kalendari kishtar sot ripohon, me fjalët e martirëve të lashtë të Abitenës, se i krishteri pa Eukaristinë, nuk mund të jetojë.

12 shkurt 2026, 09:26