Kërko

Lviv vigil honors fallen Ukrainian soldiers on Eve of 4th anniversary of Russia's invasion

Këshilli i Evropës: katër vite pas agresionit rus. Paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën

“Ndërsa lufta hyn në vitin e saj të pestë, viti 2026 duhet të jetë viti në të cilin paqja kthehet në Ukrainë. Por paqja nuk mund të jetë një pauzë gjatë dhunës. Ajo duhet të jetë e drejtë, e qëndrueshme dhe e siguruar nga garanci detyruese dhe nga përgjegjësia e plotë për agresionin. Një paqe e qëndrueshme do të ndërtohet nga Ukraina, bashkë me Evropën, dhe e bazuar mbi të drejtën”.

R.SH. / Vatikan

“Sot, më 24 shkurt, mbushen katër vite nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga ana e Rusisë. Sulmet kundër shtëpive, shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës energjetike vazhdojnë pa rreshtur, duke i lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ngrohje në dimrin më të ashpër të luftës”. Këtë e kujton Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset.

“Ndërsa lufta hyn në vitin e saj të pestë, viti 2026 duhet të jetë viti në të cilin paqja kthehet në Ukrainë. Por paqja nuk mund të jetë një pauzë gjatë dhunës. Ajo duhet të jetë e drejtë, e qëndrueshme dhe e siguruar nga garanci detyruese dhe nga përgjegjësia e plotë për agresionin. Një paqe e qëndrueshme do të ndërtohet nga Ukraina, bashkë me Evropën, dhe e bazuar mbi të drejtën”.

Berset shton: “Përgjegjësia nuk është një parim abstrakt. Është themeli i rimëkëmbjes së Ukrainës dhe i një paqeje afatgjatë. Ne mund të kontribuojmë për të garantuar që krimet të mos zhduken. Që ajo që i është bërë Ukrainës të mos fshihet. Që paqja, kur të vijë, të mos ndërtohet mbi pandëshkueshmërinë’”.

24 shkurt 2026, 09:47