Kërko

Adhurimi barinjve para Krishtit Foshnje Adhurimi barinjve para Krishtit Foshnje

Shenjtorët e javës 4 - 11 janar

E diel 4 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të pas Krishtlindjes, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë më 4 janar, kalendari kishtar përkujton edhe shënjtorët Ermete e Kajo, shën Anxhela nga Folinjo, shën Elizabeta Bayley Seton, themeluese e Motrave të Dashurisë së shën Jozefit dhe shën Telesforitn, papë e martir.

R.SH. - Vatikan

E diel 4 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të pas Krishtlindjes, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë më 4 janar, kalendari kishtar përkujton edhe shënjtorët Ermete e Kajo, shën Anxhela nga Folinjo, shën Elizabeta Bayley Seton, themeluese e Motrave të Dashurisë së shën Jozefit dhe shën Telesforitn, papë e martir.

Të hënën më 5 janar, kalendari përkujton shën Eduardin, mbret të Anglisë, e shën Gjonin Njuman, ipeshkëv të Filadelfisë në SHBA-së.

Të martën më 6 janar, Kisha katolike romake do të kremtojë solemnitetin e Dëftimit të Zotit, e kremte e cila te shqiptarët njihet edhe si festa e Ujit të Bekuar.

Dëftimi i Zotit  apo Epifania është festë e ngjalljes, sepse përmbushet plotësisht në ngjarjet e Pashkëve. Kështu, dëftimi i Zotit para Mbretërve Dijetarë, duket si akti i parë i vazhdimësisë së dëftimit dhe dukjeve, që përshkojnë gjithë jetën tokësore të Jezusit. Ai, drita e botës, është caku i fundmë i historisë, pikarritja e daljes, fundi i udhës së shëlbimit, që arrin kulmin me vdekjen, ngjalljen dhe ngjitjen e Tij në qiell. Prandaj, në solemnitetin e Dëftimit të Zotit, liturgjia e Kishës parashikon edhe Kumtimin e Pashkëve, sepse Viti liturgjik përmbledh gjithë historinë e Shëlbimit, në qendër të së cilës është Treditëshi i Zotit tonë Jezu Krisht të kryqëzuar, të varrosur dhe të ngjallur.

Të mërkurën më 7 janar, kalendari kishtar përkujton shën Krispinin, shën Rajmondin, shën Kirin e shën Luçanin, meshtar i Antiokisë, martir.

Të enjten më 8 janar, kalendari kishtar përkujton shën Severinin e Norçës, shën Lorenc Justinianin, patriark i Venecias.

Të premten më 9 janar, kalendari kishtar përkujton shën Marçelinin, shën Adrianin, shën Andreun Korsini dhe shën Fillanin.

Të shtunën më 10 janar, kalendari përkujton shën Agatonin, papë, shën Milziadin, papë

Të dielën e ardhshme më 11 janar, Kisha katolike do të kremtojë Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Gjithnjë Pagëzimi i Krishtit është dëftimi i misionit të tij në botë. Ati Qiellor shpall dashurinë e tij për Të. Shpirti i Shenjtë e shndrit me dritën e vet. Jezusi “i zhytur” në ujë nga shën Gjon Pagëzuesi, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, do të na “zhysë” edhe ne në jetën e amshuar.



04 janar 2026, 09:56