Në vitin 2025, bota u trondit nga protestat e Brezit Z
R.SH. / Vatikan
Në këndvështrimin politik e social, një nga protagonistët e padiskutueshëm të protestave të vitit 2025, që sapo përfunduan, ishte një lëvizje heterogjene që mori formë, qëndrueshmëri dhe forcë në shumë vende, ndër disa kontinente: nga Maroku - në Nepal; nga Madagaskari - në Peru. Lëvizje, që nuk ka axhendë të përbashkët ideologjike, as platformë të përbashkët politike, asnjë veprim të koordinuar globalisht dhe asnjë udhëheqës të njohur qartësisht.
Faktorë të përbashkët
Nga Azia në Afrikë, emëruesit e përbashkët të kësaj mase të pafundme njerëzish që po sfidojnë qeveritë dhe zyrat diplomatike, janë sidomos dy, e jo parëndësi: mosha e tyre dhe arsyet për të cilat vendosën të dilnin në rrugë, në disa raste duke provokuar një reagim të dhunshëm nga ushtritë dhe forcat policore. Data e lindjes së këtyre protestuesve është detaji i parë themelor dhe vendimtar: të gjithë janë ndërmjet moshës 15 dhe 30 vjeç, të lindur në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. E ashtuquajtura Gjenerata Z.
Kushtet e jetesës
Më pas është edhe faktori tjetër: kushtet e jetesës. Protestat e Gjeneratës Z burojnë të gjitha nga kombe ku nivelet e varfërisë janë të padurueshme, ku ndjekja e arsimit është praktikisht e bllokuar ose nuk ekziston fare, ku kërkesat për modernitet dhe ndryshim, injorohen në mënyrë të rreme. E edhe ku vlon korrupsioni, kundër të cilit pushtetet në fuqi duken të pafuqishme, shpesh edhe bashkëpunëtore.
Zemërim i shtypur
Zemërimi i përzier me shpresën për t’i ndryshuar gjërat, është element tjetër i përbashkët. Do të ishte e mjaftueshme të analizoheshin mesazhet e mediave sociale të shkëmbyera nga të rinjtë nepalezë ose malagazianë, për shembull, në vitin 2025, për të kuptuar se dëshira e tyre ishte gjithmonë e njëjtë: të krijonin një shoqëri të drejtë e të barabartë. Por ngjashmëritë mbarojnë këtu. Ndërsa është e vërtetë që të rinjtë e Gjeneratës Z përdorin të gjitha platformat e mediave sociale, veçanërisht TikTok, për të organizuar protestat e tyre, e gjithashtu e vërtetë, që secila protestë ka historinë e vet!
Tanzania, shumë të vdekur
Protesta më e fundit në Tanzani, përfundoi me qindra vdekje. U vranë para fundit të vitit nga oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët u përpoqën të shpërndanin protestuesit e shumtë në qytetet kryesore, që po denonconin parregullsinë e zgjedhjeve, gjë që çoi në rizgjedhjen e Presidentit Samia Suluhu Hassan për një mandat të dytë. Këto operacione votimi u konsideruan gjithashtu të parregullta nga disa organe ndërkombëtare të pavarura.
Qetësi sureale
Sipas burimeve që preferojnë të mbeten anonime, një heshtje sureale mbretëron në kombin afrikan. Gjenerata Z donte të organizonte një tjetër demonstratë rrugore më 9 dhjetor, ditën kur vendi feston pavarësinë, por vendosën kundër: policia e bëri të qartë se nuk do të ngurronte të përgjigjej edhe më me forcë, ndoshta duke trefishuar vdekjet dhe lëndimet. Por ata që i njohin mirë të rinjtë, sipas burimit tonë, na sigurojnë se herët a vonë ata do të përpiqen përsëri. Është vetëm çështje kohe!
Afrika më e përfshirë
Në vitin që sapo mbaroi, Afrika ishte kontinenti ku GenZ tregoi forcën e saj më shkatërruese. Përveç Tanzanisë, të rinjtë e Kenias protestuan masivisht kundër ligjit të buxhetit dhe kostos së lartë të jetesës; në Marok, qindra të rinj sfiduan mungesën e spitaleve nga qeveria dhe dështimin e saj për të respektuar të drejtat kushtetuese; në Madagaskar, mungesa e ujit dhe energjisë elektrike dhe mungesa e punës së paguar mirë i shtynë shumë të rinj të dilnin në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, e cila u arrit përfundimisht pas një masakre të madhe: të paktën 22 të rinj dhe të reja u vranë në përleshje me ushtrinë.
Protestat aziatike
Kryengritjet popullore në Nepal, Azi Jugore, kishin një datë shumë specifike: 8 shtator 2025. Edhe një herë, protagonistët ishin të rinjtë, të cilët përfaqësojnë 27% të popullsisë, më shumë se 8 milionë, nga 30 milionë banorë. Atë ditë, mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre kundër politikave ekonomike që kishin dështuar në luftën kundër papunësisë, arritur gati në 21%. Ndërtesa e qeverisë dhe shumë ndërtesa të tjera qeveritare u dogjën, pasuar nga një numër tronditës vdekjesh: mbi 100 të vdekur dhe mijëra të plagosur. Në fund, të rinjtë fituan dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, të planifikuara për 5 mars.
Në Amerikën Latine
Po në Amerikën Latine? Në Peru, mijëra të rinj marshuan paqësisht nëpër rrugët e Limës, kryeqytetit, për t'i thënë jo dhunës së krimit të organizuar, i cili po fiton gjithnjë e më shumë terren përmes korrupsionit dhe destabilizimit të vërtetë shoqëror e politik. Sindikatat gjithashtu u bashkuan me GenZ (GjenerataZ) në luftën e tyre: shenjë krejtësisht e re e ndryshimit të mundshëm e të vërtetë.
Protestat aziatike
Kryengritjet popullore në Nepal, në Azinë Jugore, patën një datë shumë specifike: 8 shtator 2025. Edhe këtu, protagonistët ishin të rinjtë, të cilët përfaqësojnë 27% të popullsisë, më shumë se 8 milionë nga 30 milionë banorë. Atë ditë, mijëra dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre kundër politikave ekonomike që dështuan në luftën kundër papunësisë, që kishte arritur gati 21%. Ndërtesa qeveritare dhe shumë ndërtesa të tjera qeveritare u dogjën, me një bilanc tronditës viktimash: mbi 100 të vdekur e mijëra të plagosur. Në fund, të rinjtë e fituan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme në 5 marsin e ardhshëm.
Në Amerikën Latine
Po në Amerikën Latine? Në Peru, mijëra të rinj marshuan paqësisht nëpër rrugët e kryeqytetit, Limës, për t'i thënë jo dhunës së krimit të organizuar, i cili po fiton gjithnjë e më shumë terren përmes korrupsionit dhe destabilizimit të vërtetë shoqëror e politik. Krahas GenZ, marshuan edhe sindikatat: shenjë krejtësisht e re e ndryshimit të mundshëm dhe të vërtetë.