Internally displaced Palestinians in Khan Younis, southern Gaza Strip

Lajme të pavarura katolike, pas ndalimit izraelit të Ojq

Mbretëria e Bashkuar: faqja “Independent Catholic News” ripropozon apelin e “Palestine Campaign” pas ndalimit izraelit ndaj OJQ-ve

R.SH. / Vatikan

"Ju lutemi shkruani Sekretarit të Jashtëm Yvette Cooper ta nxisë qeverinë britanike të ofrojë mbështetje financiare dhe politike për organizatat palestineze dhe ndërkombëtare dhe të zbatojë sanksione të menjëhershme kundër Izraelit, duke përfshirë embargon dypalëshe për armët". Thirrja, e rikërkuar nga faqja britanike e internetit Independent Catholic News, vjen nga lëvizja "Fushata Palestineze", e cila e quan veten "bashkësi njerëzish që punojnë së bashku për paqen, barazinë e drejtësinë,  e edhe kundër racizmit, pushtimit dhe kolonializimit".

Sipas lëvizjes së ligjit ndërkombëtar, qeveria britanike duhet të "imponojë embargon e përgjithshme dypalëshe për armët kundër Izraelit; të vendosë sanksione të gjera, ndërmjet të cilave, ngrirjen e pasurive dhe ndalimet e shtegtimit kundër ministrave të qeverisë izraelite si dhe të ofrojë mbështetje politike e financiare për organizatat palestineze e ndërkombëtare, që ofrojnë ndihmë humanitare dhe mbrojnë të drejtat e popullit palestinez".

Fushata lindi të nesërmen e njoftimit të Izraelit, sipas të cilit 37 organizata ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë Caritas Internationalis, Caritas Jerusalem, Ndihmën Mjekësore për Palestinezët dhe Mjekët pa Kufij, nuk do të lejohen më të kërkojnë ndihmë në territoret e pushtuara palestineze.

Sipas “Palestine campaign”, ky ndalim “do t'i parandalojë palestinezët të kenë ndihmën e duhur, për të cilën kanë nevojë urgjentisht" dhe “do t'i  izolojë ata më tej nga mbështetja ndërkombëtare".

05 janar 2026, 13:19