Shenjtorët e javës 14 – 21 dhjetor
R.SH. - Vatikan
E diel 14 dhjetor, Kisha katolike kremton tё Dielёn e Tretё tё kohёs sё Ardhjes, e po mё 14 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur.
E diela e tretë e Ardhjes quhet edhe e diela e gëzimit, sepse jemi afër së kremtes së Lindjes së Jezu Krishtit Zot. Këndej tema e leximeve biblike është gëzimi e galdimi, që për ne, burim i gëzimit, është Jezusi, që vjen rishtar ndërmjet nesh, për të banuar ndër ne e për të na dhënë dashurinë e Tij.
Të hënën më 15 dhjetor, kalendari përkujton shën Valerianin, ipeshkëv në Afrikë e martir.
Të martën më 16 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Davidin mbret e profet dhe shën Adelajdën perandoreshë.
Të mërkurën më 17 dhjetor, kalendari përkujton shën Danielin profet; shenjtorët Anania, Azaria e Mizaeli; shën Gjonin e Matës, meshtar, themelues i Trinitarëve dhe shën Gjaçintin Kormié, meshtar dominikan.
Të enjten mё 18 dhjetor,kalendari kishtar përkujton shën Malakinë profet dhe i shën Gacianin ipeshkëv i Turit.
Të premten mё 19 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Papët Shenjtër Urbanit dhe Anastasit.
Tё shtunёn më 20 dhjetor, kalendari pёrkujton shёn Fologonin, ipeshkёv.
Tё dielën e ardhshme më 21 dhjetor, Kisha katolike e ritit latin romak, do të kremtojë të dielën e 4-të të kohës liturgjike të Ardhjes, e po më 21 dhjetor, , kalendari përkujton shën Mikenë Profet e të shën Pjetër Kanizin, jezuit e doktor i Kishës.