2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorë e javës 7-14 dhjetor

R.SH. / Vatikan

E diel 7 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës së Ardhjes, ciklit tëparë, e gjithnjë më 7 dhjetor kalendari kishtar, përkujton shën Ambrozin, ipeshkëvi Milanos e doktor i Kishës..

Të hёnёn me 8 dhjetor, Kisha katolike romake kremton festën e Zojës së Papërlyer, kremtim që na hap portat e madhështisë së Zotit, që në të bëri mrekulli.  Zoja Mari na fton të bashkojmë zërin në korin e mbarë Kishës, që brohoret: “Kundruam, o Zot, mrekullitë e dashurisë sate”. Në festën e Ngjizjes së Papërlyer të Virgjërës Mari, Kisha katolike ka dashur që, gjatë kohës së Ardhjes, liturgjia të bëjë të pranishme mes popullit të krishterë fuqinë, që e ka ruajtur Virgjërën nga mëkati, për të përgatitur tek ajo mishërimin e Birit të Hyjit. Kremtojmë, në eukaristi, po atë mister të shëlbimit, që na prek të gjithëve, por dobinë e të cilit Maria e ka njohur e para.

Të  martën më 9 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Huan Diegon, shën Sirin e shën Valerin.  Kujtojmë se Shën Gjon Diego ishte indigjen, të cilit Zoti i kishte bërë dhuratë një fe të pastër si qelibar. Qe ai që kërkoi ngritjen e shenjtërores së Zojës së Guadalupes në kodrën e Tepejakut pranë Qytetit të Meksikos, pasi e pa në një nga vizionet e tij.

Tё mërkurën më 10 dhjetor, kalendari kishtar kremton festën e Zojës së Loretos, përkujton shën Maurin, martir dhe shën Gregorin II, papë. Shenjtërorja e Loretos, në Itali, sipas një tradite të lashtë, ruan Shtëpinë nazaretase të shën Marisë. Banesa tokësore e Nënës së Krishtit përbëhej nga dy pjesë: nga një shpellë në shkëmb, që edhe sot nderohet në Bazilikën e Lajmërimit të Zojës, në Nazaret, dhe nga një shtëpi me mur, përbri saj. Sipas traditës, në vitin 1291, kur kryqtarët u përzunë përfundimisht nga Palestina, shtëpia me mure e Zojës u transportua nga engjëjt, së pari në Iliri (Kroacia e sotme) e pastaj, në territorin e Loretos, ku mbërriti më 12 dhjetor 1294

Të enjten më 11 dhjetor, kalendari përkujton shën Damazin I, papë, shën Danielin, shën Sabinin

Të premten më 12 dhjetor, kalendari kishtar përkujton festën të Lumes Mari Virgjër Mari të Guadalupes e shën Gjovanën de Shantal.

Të shtunën më 13 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Luçinë e Sirakuzës, virgjër e martire (shqipëruar Drita) dhe e shën Aristonit, martir i Portos.

Të dielën e ardhshme më 14 dhjetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 3-të të kohës së Ardhjes, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik. E gjithnjë  më 14 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur.

07 dhjetor 2025, 16:05