Libri “Porositë e Nënë Terezës për ne” në gjuhën italiane
R.SH. / Vatikan
Një mbrëmje me “Porositë e Nënë Terezës për ne”. Dje pasdite 16 dhjetor, pranë selisë së Misionit Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, në Romë, në prani të miqve e dashamirësve, organizuar nga Shefi i Misionit të Posaçëm të Kosovë, Vehbi Miftari, në kuadrin e shpalosjes së trashëgiminë së hershme kulturore të vendit, u bë promovimi i librit, në gjuhën italiane, “Porositë e Nënë Terezës për ne” shkruar nga dom Lush Gjergji, meshtar i dioqezës Prizren-Prishtinë, botuar nga shtëpia botuese Velar-Drita. Në pranishëm ishin edhe pronari i shtëpisë botuese Velar, zoti Oscar Serra, Profesor Xhavit Beqiri, i cili prezantoi, shkurt, përmbajtjen e libri para pjesëmarrësve, regjisori Gjon Kolndrekaj e shumë miq tjerë.
Me rastin e kësaj ngjarjeje kulturore, folëm me autorin, dom Lush Gjergjin, i cili mes tjerash tha “Shpresoj që Nëna Terezë të mos jetë ma një etiketë rrugëve, shesheve, shkollave, spitaleve por të jetë në mendjen e zemrën e njeriut, dhe njeriu i sotëm të frymëzohet e të motivohet nga jeta dhe vepra e saj, e kjo do të thotë nën dikimin e Shpirtit Shenjt”. Po ta dëgjojmë dëshminë e dom Lush Gjergjit në mikrofonin e dom David Xhuxhës: