Kosova drejt votimit për të kapërcyer paralizën politike
R.SH. / Vatikan
Kosova shkon të dielën, më 28 dhjetor, në kutitë e votimit për një takim vendimtar me zgjedhje të parakohshme parlamentare me shpresën për t’i dhënë fund një viti të tërë bllokimi politik në vend. Votimi u thirr pikërisht për shkak të pamundësisë për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve legjislative të 9 shkurtit të kaluar. Edhe pse ato zgjedhje, dhjetë muaj më parë, i fitoi partia Vetëvendosje (e majtë nacionaliste) e kryeministrit Albin Kurti, pa shumicë absolute, nuk arriti të gjejë aleatë në Parlament për të formuar një ekzekutiv.
Sipas KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Pra ka një pritje të madhe për rezultatin e votimit të parakohshëm që do të mbahet nesër në Kosovë, me ç’rast votuesit janë të thirrur të rinovojnë Parlamentin për herë të shtatë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008: me verdiktin e kutive të votimit lidhet e ardhmja politike e vendit më të ri të Evropës, i zhytur prej gati një viti në një krizë paralizuese për institucionet e tij.
(Nga L’Osservatore Romano, e shtunë, 27 dhjetor 2025, faqe 8)