Shenjtorët e javës 30 nëntor - 7 dhjetor
R.SH. - Vatikan
Të dielën, 30 nëntor, Kisha katolike romake e ritit latin kremton të Dielën I të Kohës së Ardhjes, ciklit të parë ‘A’, e po më 30 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Andreun Apostul, shën Klementin I, Papë e martir dhe shën Kolumbanin abat.
Sipas ungjilltarëve, Andreu është i pari i thirrur nga Jezusi, së bashku me të vëllain, Simon Pjetrin. E kujtojmë se shën Andreu Apostull është edhe njëri ndër ungjillëzuesit e shqiptarëve, pra njëri prej atyre, që solli Ungjillin në trevat shqiptare. Shenjti na mëson se bashkimi i plotë me Krishtin arrihet vetëm duke ecur në rrugën e kryqit, që përfundon me ringjalljen.
Të hënën më 1 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Eligjin, ipeshkëv i Lionit dhe shën Naumin, profet.
Të martën më 2 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Bibianen, matronë romake; shën Pimenin, martir e shën Silvestrin, papë.
Të mërkurën më 3 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Françesk Saverin, meshtar jezuit, apostull i Indisë, pajtor i misioneve.
Të enjten më 4 dhjetor, kalendari kishtar shën Gjon Damashenin, meshtar e dijetar i Kishës dhe shën Barbaren, martire.
Të premten më 5 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Sabën abat.
Të shtunën më 6 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Nikollën e Barit, ipeshkëv i Mirës.
Të dielën e ardhshme më 7 dhjetor Kisha katolike e ritet latin do tё kremtojё të dielën e 2-të kohës së Ardhjes, ciklit të parë 'A', e po më 7 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Amborzin, ipeshkëv.