Martirët e Shenjtë Vietnamezë (Andrea Dung Lac dhe 116 shokë) Martirët e Shenjtë Vietnamezë (Andrea Dung Lac dhe 116 shokë)

Kalendari 24 nëntorit kujton Shën Andreun Dung-Lak dhe martirët

Së bashku me Andreun Dung-Lak kujtohen edhe 116 martirë të tjerë vietnamezë, që e dëshmuan besnikërinë e tyre ndaj Krishtit gjatë historisë së ungjillëzimit të vendit. Fara e hedhur në vitin 1617 në Tonkin nga Atë Aleksandër de Rodes, dha fryte të begata. Andreu u shpall i Lum nga papa Leoni XIII.

R.SH. - Vatikan

Me 24 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Andreun Dung-Lak dhe shokët martirë të krishterë në Vietnam.

Martirët? Jo superheronj, por ruajtës të dinjitetit.

Martirët nuk janë "supernjerëz", që përballen me vdekjen duke përbuzur dhimbjen, por janë njerët të thjeshtë të vendosur të ruajnë dinjitetin e tyre deri në fund. Ata e dinë, në fakt, se rrënja jonë është me origjinë hyjnore: shkelja e saj do të thotë largim nga Zotit që na ka dhuruar jetën. Në këtë horizont duhet lexuar edhe historia e Shën Andrea Dung Lac, prift vietnamez, i cili u martirizua në vitin 1839.

Në vendin e tij, midis viteve 1625 dhe 1886, u miratuan 53 dekrete kundër dëshmitarëve të Ungjillit. Në 261 vjet, më shumë se 130 mijë të krishterë u vranë sepse ishin dëshmitarë të profecisë së Ungjillit. Sot Kisha kujton 116 martirë vietnamezë: 50 meshtarë, 59 laikë dhe 8 ipeshkvij; mes tyre edhe 11 spanjollë dhe 10 francezë. Kryesues i kësaj liste së martirëve është pikërisht Andrea Dung Lac, i lindur në vitin 1795 dhe i bërë meshtar në vitin 1823, pasi kishte qenë katekist.

Gjatë shërbimit të tij meshtarak u burgos disa herë: dy prej tyre u kap dhe më pas u lirua me pagesën e një shpërblimi. Herën e tretë, megjithatë, ai vetë kërkoi të mos lirohej, i bindur se duhej të përballej hapur me persekutorët. Në vitin 1839 u dërgua në Hanoi, ku iu kërkua të hiqte dorë nga feja në Krishtin: refuzimi i kushtoi jetën. Që nga viti 1990, me dëshirën e Gjon Palit II, këta 117 martirët janë gjithashtu edhe pajtorë qiellor të Vietnamit.

24 nëntor 2025, 10:32