Ukraina, Trump: do ta zgjidhim edhe këtë luftë, së shpejti
R.SH. - Vatikan
Optimizëm i kujdesshëm, por edhe disa shkëndija shprese për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, duke filluar me deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili po viziton Azinë. E sot, që në Korenë e Jugut do të takohej me Presidentin kinez Xi Jinping, deklaroi: "E vetmja gjë që nuk e kam trajtuar, është ajo ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Por edhe kjo do të zgjidhet. Mendova se do të ishte e lehtë, falë marrëdhënies sime me Presidentin rus Putin: doli pakëz më ndryshe, por besoj se do të zgjidhet".
Qëndrimi i Kremlinit
Pothuajse si përgjigje e largët, Ministri i Jashtëm rus Lavrov lëshoi një deklaratë, duke shprehur besimin se prijësi i Shtëpisë së Bardhë "do të vazhdojë sinqerisht të kërkojë zgjidhje për krizën dhe të mbetet me të njëtin qëndrim kushtuar parimeve të samitit të verës së kaluar në Alaska".
Ministri i jashtëm i Moskës shtoi gjithashtu se "Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë vend të NATO-s dhe është gati ta formalizojë këtë qëndrim në garancitë e ardhshme të sigurisë për atë pjesë të Euroazisë".
Gjatë fjalimit të tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike që po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, Lavrov shtoi gjithashtu se "udhëheqësit evropianë po shmangin shqyrtimin e këtyre garancive të ardhshme në një bazë vërtet kolektive". Së fundmi, në lidhje me sanksionet e vendosura nga Uashingtoni kundër Rosneft dhe Lukoil, kjo e fundit njoftoi se do të shesë pajisjet e huaja ushtarake.