Kërko

2019.10.30 Tutti Santi - ognissanti

Shenjtorët javës më 26 tetor – 2 nëntor

E diel 26 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 30-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, gjithnjë më 26 tetor kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin, martir, shën Alfredin dhe Madh, Mbret i Wessex-it.

R.SH. - Vatikan

E diel 26 tetorKisha katolike kremton të dielën e 30-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 26 tetor kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin, martir, shën Alfredin e Madh, Mbret i Wessex-it.

Të hënën më 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë. 

Të martën më 28 tetor, sipas kalendarit kishtar përkujton shenjtorët Simonin e Juda Tadeun, Apostuj.

Të mërkurën më 29 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Feliçianin, martir i Kartagjenës dhe shën Gaetanin Errico. 

Të enjten më 30 tetor, kalendari përkujton shën Gjermanin, ipeshkëv i Kapuas dhe shën Marçanin e Sirakuzës. 

Të premten më 31 tetor, kalendari përkujton shën Alfonsin Rodriguez, jezuit dhe shën Kuintinin. 

Të shtunën më 1 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë të festën e Të Gjithë Shenjtorëve. Liturgjia e festës na fton që në Gjithë Shenjtërit te shohim fitoren e dashurisë mbi egoizmin e mbi vdekjen: shohim faktin që të ndjekësh Krishtin të çon në jetën e vërtet, në jetën e amshuar, e të shkosh pas Krishtit i jep kuptim të sotmes dhe çdo çasti që kalon, sepse e përmbush me dashuri e shpresë. Kjo festë na kujton brohorinë e Psalmistit: “Lum ata që e kanë zemrën e pastër, sepse do të shohin Zotin!”. E Zotin e shikojnë vetëm ata, që ia besojnë krejtësisht vetveten Hyjit. Nuk do të mbeten kurrë të zhgënjyer, sepse atyre u përket mbretëria qiellore.

Të dielën e ardhshme më 2 nëntor, Kisha katolike do të Përkujtojë gjithë besimtarët e vdekur – apo siç njihet tek shqiptarët kremton “Ditën e të shuemve”Liturgjia e ditës na kujton se njeriu asgjë nuk do të humbasë në historinë, që e ka jetuar duke ecur pas Krishtit: të gjithë jemi të Tijtë e Ai do të na dhurojë jetën e pasosur. Prandaj Jezusi mori natyrën njerëzore: për ta pastruar atë nga mëkatet e për t’i dhuruar Amshimin.

 

26 tetor 2025, 08:44