Kërko

Shenjtorët Shenjtorët

Shenjtorët e javës 5 - 12 tetor

Sot e diel, 5 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 27-të gjatë vitit kishtar,ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 5 tetor, kalendari përkujton shën Plaçidin e shën Maurin, dishepuj të shën Benediktit, dhe shën Maria Faustina Kovalskën, shpallur shenjte nga Papa Gjon Pali II.

R.SH. - Vatikan

Sot e diel, 5 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 27-të gjatë vitit kishtar,ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 5 tetor, kalendari përkujton shën Plaçidin e shën Maurin, dishepuj të shën Benediktit, dhe shën Maria Faustina Kovalskën, shpallur shenjte nga Papa Gjon Pali II.

Të hënën më 5 tetor, më 6 tetor, kalendari përkujton Shën Brunon nga Kalabria, meshtar, themelues i Çertozinëve.

Të martën më 7 tetor bie festa e Zojës Rruzare, festë shumë e përzemërt për besimtarët katolikë shqiptarë. Kujtojmë se në trevat shqiptare ka disa Tempuj që i kushtohet Zojës së Bekuar Rruzare, po përmendim atë në Shkodër Kishën te Arra e Madhe dhe Kishën famullitare në fshatin Bishtazhin të Gjakovёs, nё Kosovë e në vende tjera.

Po më 7 tetor, kalendari kishtar përkujton edhe shenjtorët Sergjin e Bakun, martirë, shumë të nderuar nga populli shqiptar, të cilëve u kushtohet edhe një nga Kishat më të lashta në Shqipëri. Kisha ndodhet jo larg qytetit të Shkodrës, pranë fshatit Shirq, ku lumi Drin bashkohet me Bunën. Muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI për nderim ndaj dy martirëve, emrat e të cilëve në shqip morën trajtat Shën Shirqi e Shën Bahti.

Të mërkurën, me 8 tetor, kalendari kishtar përkujton shenjtoret Benedikta e Pelageja, virgjëra e martire; shën Feliçin e shën Ugon.

Të enjten më 9 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dionisin, ipeshkëv me shokët e tij martirë; shën Gjon Leonardin, meshtar, themelues i Klerikëve Rregulltarë të Nënës së Zotit dhe të shën Abrahamit, patriark.

Të premten më 10 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Paulinin, ipeshkëv i Jorkut, shën Danielin, Samuelin e shokët, martirë të parë françeskanë e shën Çernobin.

Të shtunën më 11 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin XXIII, papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë.

Të dielën e ardhshme më 12 tetor, Kish katolike do të kremtojë të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 12 tetor kalendari kishtar përkujtonshën Serafinin nga Montegranaro, rregulltar.

05 tetor 2025, 10:32