Shenjtorët e javës 19 - 26 tetor
R.SH. - Vatikan
E diel 19 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 19 tetor kalendari përkujton shën Palin të Kryqit, pasionist, shën Gjonin e Brëbëfit e shën Isakut Joges
Po më 19 tetor shënohet Dita Misionare Botërore
Të hënën më 20 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Irenën e Portugalisë, shën Adelinën, shën Maria Bertila Boskardinin e shën Vitalin.
Të martën më 21 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kornelin, shën Orsolinës, shën Çeçilen e shën Gasprin nga Bufalo.
Të mërkurën më 22 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Palin II, shën Donatin nga Fiezole, e shën Dun Skotin.
Të enjten më 23 tetor, kalendari kujton shën Gjon Kapestrani e shën Severinin.
Të premten më 24 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Luigj Guanelën e shën Antonio M. Klaret.
Të shtunën më 25 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Krizantin e shën Darion, martirë të shekulli III, shën Gaudencin, të Lumin Karlo Gnocchin.
Të dielën e ardhshme më 26 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 30-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 26 tetor kalendari kishtar përkujtonshën Dhimitrin, martir, shenjtorët Luçanin e Marçanin dhe shën Damianin Furcheri.