Shenjtorët e javës 12 - 19 tetor
R.SH. - Vatikan
E diel, 12 tetor, Kish katolike kremton të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 12 tetor kalendari përkujton të Zojën Mari, Nënë e Kishës, shën Serafinin nga Montegranaro, laik kapuçin dhe shën Edistin, martir.
Të hënë më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin
Të martën më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin I, Papë e martir, shën Donacianin dhe shën Domenikun Lorikato
Të mërkurën më 15 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Terezën e Jezusit, virgjër e dijetare e Kishës, karmelitane e zbathur, mistike e madhe spanjolle, Tereza de Cepeda y de Ahumada, që lindi në Avilë të Spanjës në vitin 1515.
Të enjten më 16 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Edvigën, dukeshë e Polonisë, rregulltare, shën Margeritën Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe shën Gjerardo Maielën, vëlla laik redentorist.
Të premten më 17 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe e shën Pjetër Kasanin, meshtar skollop.
Të shtunёn më 18 tetor, kalendari përkujton shën Lukën ungjilltar, mjek e pajtor qiellor i artistëve.
Të dielën e ardhshme, më 19 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 19 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Palin e Kryqit, rregulltar pasionist, shën Gjonin de Brébeuf dhe shën Isakun Joges.