Kërko

shën Alfonsi Rordriguez shën Alfonsi Rordriguez

Me 31 tetor kalendari kujton shën Alfonsin Rordriguez, jezuit

La trashëgim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”.

R.SH. - Vatikan

Sot më 31 tetor kalendari kishtar përkujton shën Alfonsin Rodriguez, jezuit. 

Gjestet tona prekin gjithmonë ata njerëz që na rrethojnë Është në çastin e një prekjeje, në fragmentin e një fjale, në hapësirën e një shikimi, që shpesh jeta merr një drejtim të papritur. Kjo është arsyeja pse kur kemi dikë përballë duhet të mendojmë se ajo që bëjmë ka gjithmonë një pasojë me ata me të cilët jemi në marrëdhënie. Një dëshmi e mirë vjen nga Shën Alfonso Rodriguez, i cili ishte një rregulltar i thjeshtë jezuit, portier në Palma de Majorka, por që preku fatin e shumë bashkëvëllezërve rregulltarëjezuitë në kalim.

Shën Alfonsi Rodriguez, figurë e shquar e  Kishës katolike, lindi më 25 korrik 1533 në Segovia të Spanjës në një familje që merrej me tregtimin e leshit dhe me endjen e stofave. Studioi me sukses në kolegjin e jezuitëve të Alkalasë dhe, në moshën 23 vjeç, pas vdekjes së së t'et, u detyrua të kthehej në shtëpi, për të drejtuar ndërmarrjen e vogël familjare.

Dukej sikur gjithçka ishte kundër tij: puna nuk i interesonte fare, brenda pak vjetësh i vdiq bashkëshortja me të cilën ishte martuar në vitin 1560 e, menjëherë pas saj, humbi të dy fëmijët dhe gjithë pasurinë e trashëguar. U bë i ngjashëm me Jobin e Shkrimit Shenjt.

I shtypur nën peshën e padurueshme të jetës, më 1569 Alfonsi u transferua në Valencia, ky hyri ndër jezuitë. Më 1571 u dërgua në Kolegjin e Malit të Sionit të Palma di Majorkës, vend në të cilin jetoi shenjtërisht deri më 31 tetor 1617, ditë kur u nis për të filluar një jetë më të mirë. I lumnuar më 1825, Alfonsi do të shpallej shenjt më 1888.

La trashëgim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”.

31 tetor 2025, 09:02