Kërko

Më 28 tetor kalendari kujton Apostujt Simon Kananeun e Juda Tadeun

Simon Kananeu e Juda Tadeu, Apostuj, na kujtojnë se Jezu Krishti i zgjodhi nxënësit dhe bashkëpunëtorët e vet nga shtresa të ndryshme shoqërore e fetare, pas bërë asnjë përjashtim, sepse Atij i interesojnë njerëzit, jo kategoritë shoqërore apo etiketat. Ishte Jezusi që i bashkonte, që i bënte ta ndjenin veten si një njeri i vetëm. E ky është një mësim i vërtetë për ne, që shpesh kemi prirjen të nënvizojmë ndryshimet e ndoshta edhe kundërshtimet, duke harruar se në Jezu Krishtin na jepet forca pë

R.SH. - Vatikan

Më 28 tetor, kalendari kishtar përkujton  Shën Simon Kananeun dhe Shën Judë Tadeun, apostuj martirë.

Të shohësh Zotin, të dëgjosh Zotin, të kuptosh Zotin është një dhuratë që duhet pranuar dhe kultivuar. A dimë ta shohim Zotin në histori? Në historinë tonë, në historinë e njerëzimit, përtej lotëve, vuajtjeve, por edhe përtej egoizmave tona të vogla dhe pretendimeve tona boshe? Të shohësh Zotin, të dëgjosh Zotin, të jetosh me Zotin është një hir dhe si e tillë kjo dhuratë duhet pranuar, kultivuar, ruajtur. Një mesazh që sot liturgjia e propozon duke kremtuar dy figurat e apostujve Simoni dhe Juda. Është ky i fundit në veçanti, i cili, siç njofton Ungjilli i Gjonit, i bën një pyetje të drejtpërdrejtë dhe thelbësore Jezusit: «Zotëri, e ç’ndodhi që do të na dëftohesh neve e jo botës?» Përgjigja e dhënë apostullit Juda Tadeu (ose Juda i Jakobit) është në të vërtetë një mesazh për gjithë njerëzimin: «Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta dojë, dhe tek ai do të vijmë dhe tek ai do të banojmë».

Me Judën, pastaj, kujtohet Simoni, me origjinë nga Kana dhe i mbiquajtur «kananeas» ose «zelot», ndoshta sepse kishte luftuar në radhët e lëvizjes që ëndërronte një revoltë të dhunshme kundër romakëve për të ndryshuar fatin e popullit të tij. Si Juda (pseudonimi i të cilit Tadeu do të thotë «zemërgjerë») ashtu edhe Simoni sipas traditës vdiqën martirë: për Simonin, në veçanti, ishte një vdekje veçanërisht e dhunshme dhe e përgjakshme, sepse u copëtua me një sharrë (për këtë është mbrojtës qiellor i druvarëve dhe sharrëtarëve). Dëshmitarë të ngjalljes së Jezusit dhe martirë: si Simoni ashtu edhe Juda na tregojnë shenjën më të madhe të një dashurie për të cilën e kanë ofruar jetën e tyre deri në fund

28 tetor 2025, 09:49