Save the Children: "Udhëheqësit të dëgjojnë Papën: arsim për të gjithë fëmijët e botës"
R.SH. / Vatikan
“Këto fjalë duhet të kishin prekur ndërgjegjen e të gjithëve, përfshirë edhe ata që kanë fuqinë për ta ndryshuar këtë situatë. Edhe sepse arsimi shpëton jetë: ofron mjete të shkëlqyera për të parandaluar abuzimin, shfrytëzimin, rekrutimin në grupet e armatosura". Egizia Petroccione, avokate ndërkombëtare për Save the Children Italia, i pranon plotësisht fjalët e Papës i cili, në ndjetet e lutjes së janarit, denoncon "urgjencën arsimore shkaktuar nga luftërat, emigrimi dhe varfëria".
Emigrantët dhe refugjatët: më të prekurit
Petriccone kërkon që fjalët e Françeskut të inkurajojnë liderët e botës, të cilët duhet të punojnë që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht për emigrantët e arratisur e të mitur, për të cilët Papa kërkon vëmendje të veçantë: “Janë ata që vuajnë dyfish! Para së gjithash, sepse shpesh në vendet e tyre të origjinës nuk kanë mundësi për të ndjekur shkollën, ndaj detyrohen të migrojnë. Pastaj sepse edhe kur mbërrijnë në kampet e refugjatëve, ky mohim vazhdon. Për më tepër, në Afrikë, deri në vitin 2050 do të ketë më shumë se dy miliardë banorë me moshë mesatare 25 vjeç. E do të ketë edhe një mungesë prej mbi 17 milionë mësuesish: nevojë e pafundme për arsim”.
Ushtri pa kufi
Fëmijët e botës, që nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën e mbeten të varfër dhe të harruar në skajet e shoqërive, që shpesh i injorojnë. E janë ushtri e pamasë dhe e pakufishme. Çdo vit shtohen gjithnjë e më shumë, pa u ndalur. Në vitin 2024, që sapo përfundoi, numërohen 103 milionë vetë të moshës shkollore që nuk kanë prekur një libër ose që nuk e kanë kaluar pragun e një klase: e janë në 34 vende të konsideruara në rrezik konflikti ose brishtësie ekstreme ekonomike dhe mjedisore.
Data shqetësuese
Në datën e raportit përhapur në fund të vitit nga Save the Children, mund të lexojmë qartë lidhjen e mungesës së arsimit me kushtet e luftës, pasigurisë dhe brishtësisë, në të cilat ndodhen kombet. Për shembull, në Sudanin e gjakosur nga konflikti që shpërtheu në vitin 2023, ka mbi 17 milionë fëmijë që nuk mund ta vazhdojnë shkollën.
Nigeria, në krye të renditjes
Nëse mbetemi në të njëjtin kontinent dhe zhvendosemi në Nigeri, situata nuk është e mirë, madje është krejt e keqe: fëmijët, që në këtë komb, të varfër dhe në konflikt të përhershëm, nuk shikojnë prej kohe asnjë mësues arrijnë në 18 milionë. Numri më i lartë në të gjithë botën.
Gaza, 95% e shkollave të shkatërruara
Të dhënat për Gazën nuk janë befasuese, por tragjike. Masakra, që duket se nuk ka fund, po i pengon të gjithë fëmijët që janë ende gjallë të kenë një arsimim minimal. Edhe sepse bombat tashmë kanë shembur 95% të ndërtesave shkollore.
Faji i ndryshimeve klimatike
“Sulmet kundër shkollave dhe përdorimi ushtarak i institucioneve arsimore - denoncon organizata humanitare – janë rritur me pothuajse 20% në vitet 2022 dhe 2023, krahasuar me dy vitet e mëparshme, ndërkohë që rreth 62 milionë fëmijë, adoleshentë dhe 27 vende pësuan ndërprerje të shkollës për shkak të goditjes klimatike”.