Kërko

Festimet e Vitit të Ri në Sydney Festimet e Vitit të Ri në Sydney

Gëzuar Vitin e Ri me Zotin pranë!

Ja, Viti i Ri/shtigje të reja na hap përpara,/e ecim, pa ditur ku shkojmë,/e presim plot shpresë/ditët e reja.../që Ti, o Zot na kumton,/për të shkelur mbi gjurmët e Tua:/për të gjetur shenjat e shpresës sate,/të mirësisë, të paqes, të dashurisë./E drita jote të na ndrisë,/kur të bëhet natë./Me ty, o Zot do të ecim përsëri,/deri te drita e ditës së re,/ e Vitit tjetër të Ri.

R.SH. / Vatikan

Ja, Viti i Ri

shtigje të reja na hap përpara,

e ecim, pa ditur ku shkojmë,

e presim plot shpresë

ditët e reja.

Ç’na pret këtë vit, o Zot?

Si do t’i prijmë

karvanit të gjatë të ditëve

e grigjës së zezë të netëve?

Ç’do të na dhurojnë?

E sidomos çfarë kanë ndër mend të na mohojnë?

Veç ti e di, o Zot,

prandaj na fol, e  zemrat do t’i hapim

për të pritur Fjalën tënde,

si pritet drita në terr

e zjarri në vatër të fikun.

Na fol, sidomos,

në të ftohët e nëpër natë,

që shtigjeve të këtij viti të vështirë

të ecim me kujdes,

për të parë në to shenjat

që Ti na kumton,

për të shkelur mbi gjurmët e Tua:

për të gjetur shenjat e shpresës sate,

të mirësisë, të paqes, të dashurisë.

E drita jote të na ndrisë,

kur të bëhet natë.

Me ty do të ecim përsëri,

deri te drita e ditës së re,

e Vitit tjetër të Ri.

Gëzuar Vitin e Ri plot paqe e të mira!

01 janar 2025, 10:50