Kërko

Familja e Shenjtë e Jezusit, Marisë dhe Jozefit Familja e Shenjtë e Jezusit, Marisë dhe Jozefit

Shenjtorët e javës 29 dhjetor – 5 janar

E diel më 29 dhjetor, Kisha katolike romake kremton Familja e Shenjtë. Familja e Marisë, Jezusit dhe Jozefit është modeli i familjes së krishterë. Gjithnjё mё 29 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Tomën Becket, ipeshkëv e martir.

R.SH. - Vatikan

E diel më 29 dhjetor, Kisha katolike romake kremton Familja e Shenjtë. Familja e Marisë, Jezusit dhe Jozefit është modeli i familjes së krishterë. Familja e krishterë, kur e jeton dashurinë si bashkim e shërbim, si dhuratë reciproke, si bashkëpunim me të gjithë, përmes kthimit të vazhdueshëm në rrugën e Zotit, e ndihmuar nga Hiri Hyjnor, reflekton në botë shkëlqimin e Krishtit dhe bukurinë e Trinisë Hyjnore. 

Gjithnjё mё 29 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Tomën Becket, ipeshkëv e martir. 

Të hёnёn më 30 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Feliçin I, papë e shën Xhokondon. Kujtojmë se Viti 2019 numëron ditët, madje orët e fundit. 

Tё martën më 31 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Silvestrit I, papë. 

Mё 31 dhjetor bie nata e Vitit të Ri, e tё gjithё i këndojmë lavdi Zotit në qiell e galdojmë në tokë, duke e falёnderuar Hyjin e Gjithpushtetshëm, me anë të lutjes së Falënderimit “Te Deum”-it  drejtuar Zotit pёr tё gjitha tё mirat.

Të mёrkurёn mё 1 janar, Solemniteti i Nënës së Zotit, është edhe Dita Botërore kushtuar Paqes. Maria e Shejtnueshme, Mbretëreshë e Paqes, është nëna e çdo njeriu që lind në Hyjin dhe Nëna e Kishës. Bashkë me Kishën Lindore e nderojmë si “Përherë Virgjër, të shpallur solemnisht Nënë e shejtnueshme e Hyjit nga Koncili i Efesit, me qëllim që Krishti të njihej, në kuptimin e vërtetë e të mirëfilltë, Biri i Hyjit dhe Biri i Njeriut”.

Të entjen më 2 janar, kalendari kishtar pёrkujton shën Bazilit të Madh e të shën Gregor Nazianxenit, ipeshkvij e dijetarë. 

Të premten mё 3 janar, kremtojmë Emrin e Shenjtë të Jezusit. U nderua dhe lëvdua nga Kisha qysh në shekujt e parë, por vetëm në shekullin XIV u zhvillua kulti liturgjik. Shën Shën Bernardini, me ndihmën e vëllezërve të vet, e përhapi shumë këtë devocion, që më në fund u bë festë liturgjike. Në vitin 1530 Papa Klementi VII e autorizoi urdhrin françeskan të recitonte Shërbesën e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Gjon Pali II e vendosi edhe një herë këtë festë më 3 janar në Kalendarin Romak.

Të shtunёn mё 4 janar,  kalendari kishtar pёrkujton shën Anxhelën nga Folinjo, shën Kristianën, mistike, Akuilinin, Gjelminin, Euganin, Marcianin, Kuintin, Teodotin e Trifonin, martirizuar në vitin 484 në Afrikë dhe Shën Elizabeta Ana Bayley, themeluese e rregulltarëve të bamirësisë të Shën Jozefit.

Të dielën e ardhshme më 5 janar, Kisha katolike romake do tё kremtojё tё Dielёn e Dytё pas Krishtlindjes. Gjithnjё mё 5 janar, kalendari kishtar pёrkujton shёn Eduardin, mbret të Anglisë, e shën Gjonin Njuman, ipeshkëv të Filadelfisë

29 dhjetor 2024, 12:22