Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Menuet Antique
Programe Podcast
At Konrad Gjolaj, ofm At Konrad Gjolaj, ofm

At Konrad Gjolaj në përvjetorin e vdekjes

Jeta e tij, filluar më 2 janar 1918 në Velipojë, është simbol sa i dhimbshëm, aq edhe i lavdishëm i rrugës që përshkoi shumica e meshtarëve katolikë shqiptarë, dëshmi e gjallë se në Shqipërinë e diktaturës pati disidencë të fuqishme, në emër të idealeve të pavdekshme të Fesë e të Atdheut

R.SH. - Vatikan

Françeskani At Konrad Gjolaj, ofm, është një nga emrat që rrallë e kurrë përmenden ndër mjetet zyrtare të komunikimit; një nga njerëzit për të cilët nuk kujtohet kush, kur debatohet pati apo s'pati disidencë në Shqipërinë e diktaturës, një nga ata që nuk figurojnë në vitrinat e librarive. Por kjo nuk mund ta shlyejë emrin e tij dhe të atyre, që flijuan jetën për t'i qëndruar besnikë Krishtit e Kombit! Edhe në mos u kujtofshin mbi tokë, besimtarët janë të sigurt se emrat e tyre janë të shënuar me germa ari në Librin e madh, të amshuar të qiellit, ku shkruan e shlyen vetë dora e Zotit.

Një prej këtyre emrave po kujtojmë sot: At Konrad Gjolajn, që ndërroi jetë më 20 korrik të vitit 2000 në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkodër. Jeta e tij, filluar më 2 janar 1918 në Velipojë, është simbol sa i dhimbshëm, aq edhe i lavdishëm i rrugës që përshkoi shumica e meshtarëve katolikë shqiptarë, dëshmi e gjallë se në Shqipërinë e diktaturës pati disidencë të fuqishme, në emër të idealeve të pavdekshme të Fesë e të Atdheut.

Nxënës i një gjermani të kulturuar, që derdhi gjakun në e për tokën shqiptare, bir në shpirt i së cilës ishte, dom Alfons Trackit, At Konradi eci besnikërisht në gjurmët e mësuesit martir. Ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në elterin e bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, që njihet si katedralja e Romës, për të kremtuar Meshën e parë, për ta vijuar pastaj misionin në Atdhe, ku më 1947 u arrestua nga regjimi komunist vetëm pse ishte frat.

I përgatitur me kulturën e përgjithshme më të gjerë të kohës në Liceun "Illyricum" në Shkodër dhe më pas në Universitetin Antonianum të Romës, ku u doktorua në drejtësi kanonike, ai diti të mbronte idealet fetare e atdhetare me dinjitet të pashoq e aftësi të rralla juristi, para gjyqit farsë të komunistëve, drejtuar nga gjykatës të përgatitur ndër kurse kundër analfabetizmit, në duar të të cilëve qenë partia e pushteti, drejtësia e vetë jeta. Çuditemi pastaj pse Shqipëria është katandisur në vendin më të varfër të Evropës!

Në vend që të lirohej me admirim për mbrojtjen e jashtëzakonshme që nxirrte në dritë pafajësinë e tij, duke fajësuar gjykatësit, për të nisi udha e kryqit, kalvari i një vendi, ku drejtësia nuk ekzistonte. Rrugën e jetës së tij tokesore, sa të mundimshme, aq të lavdishme, që e përfundoi si sot, më 20 korrik të vitit 2000, na e la trashëgim në shkrimet e botuara ndër faqet e revistës "Hylli i Dritës" dhe në atë që e quajti "vepra eme e mbrame" në librit e tij me kujtime "Çinarët".

20 korrik 2022, 18:04
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930